×
Sunday, April 19, 2026

Paralajmëron kryeministri polak: Do përgjigjemi ndaj çdo sulmi të ardhshëm

September 12, 2025


Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi të enjten se Varshava do të reagojë “në mënyrë adekuate” ndaj çdo sulmi të ardhshëm në territorin e saj, pas incidenteve me dronë që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.

“Kushdo që vendos të sulmojë Poloninë në çfarëdo mënyre do të trajtohet në mënyrë adekuate, siç ndodhi natën e 10 shtatorit”, tha Tusk pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, citon TVP Ëorld. Ai theksoi se për këto incidente mban përgjegjësi Rusia.

Polonia raportoi të mërkurën se hapësira e saj ajrore u shkel nga disa dronë gjatë sulmeve ajrore mes Rusisë dhe Ukrainës, duke e cilësuar ngjarjen si një “akt agresioni”. Autoritetet polake regjistruan fillimisht 19 shkelje të hapësirës ajrore, duke i përcaktuar dronët si rusë.

Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi të ketë pasur synime për të goditur objektiva në territorin polak, duke deklaruar se sulmet kishin në shënjestër ndërmarrjet ushtarako-industriale të Ukrainës perëndimore. Moska shprehu gjithashtu gatishmërinë për të diskutuar incidentin me zyrtarët polakë.




Comments are closed.