×
Friday, April 19, 2024

Paralajmërimi, SHBA-të mund të mbyllen sërish për shkak të koronavirusit

June 14, 2020


Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaroi të Premten se një bllokim tjetër është i mundur nëse rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten.

Zëvendës Drejtori i Qendrës, Jay Butler bëri një paralajmërim të ashpër në një konferencë për shtyp, e para në tre muaj nga fillimi i pandemisë. .

Nëse rastet fillojnë të rriten përsëri, veçanërisht nëse ato rriten në mënyrë dramatike, është e rëndësishme të njohim nevojën për përpjekjet parandaluese siç ishin ato që u zbatuan në mars mund të jenë të nevojshme përsëri“, tha Butler. Ai shtoi se çdo zbatim do të bëhej në nivel lokal.

Shenjat paralajmëruese të rikthimit të emergjencës janë të dukshme . Në Los Angeles, Drejtoresha e Shëndetit Publik të Distriktit, Barbara Ferrer zbuloi se numri i rasteve të identifikuara në Los Angeles gjatë 24 orëve të fundit ishte përsëri shumë të larta.

Ka pasur 1633 raste të reja në distrikt që nga e Premtja, sipas departamentit të shëndetësisë. Ky është totali i tretë më i lartë i një dite që nga fillimi i shpërthimit, sipas të dhënave zyrtare të koronavirusit për Los Anxhelos. Ferrer tha që numri i së Premtes përfshinte 500 raste të vonuara nga një laborator.

Vonesat në laborator kanë ndodhur pothuajse çdo javë gjatë pandemisë. Shtimi i numrave të vonuar në totalin e përditshëm ka qenë e zakonshme për departamentin e shëndetit të qarkut që do të thotë që, ndërsa jo të gjitha ditët kanë numra të vonuar, nivelet record të infektimeve të ditëve të fundit I bëjnë këto shifra të vonuara të rëndësishme.

Pavarësisht statistikave shqetësuese, Presidenti Donald Trump ka thënë se një mbyllje tjetër nuk do të ndodhë, dhe bizneset janë thjesht në fazat fillestare të rihapjes. Megjithatë shumë biznese dhe qytetarë nuk praktikojnë rekomandime për distancimin shoqëror dhe masa të tjera mbrojtëse, duke bërë që disa ekspertë të paralajmërojnë se një rritje esponenciale mund të arrijë nivele të rrezikshme.

Tani për tani, komunitetet po përjetojnë nivele të ndryshme të infektimit, pasi ato lehtësojnë gradualisht masat në përpjekjet për të lehtësuar komunitetin dhe gradualisht rihapen,” tha Butler.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments