Paralajmërimi, koronavirusi mund të dalë përsëri nga kontrolli
![](https://eunews.al/wp-content/uploads/2020/05/Nicola-Sturgeon.jpg)
![](https://eunews.al/wp-content/uploads/2024/01/VitaminaC.gif)
Kryeminstrja e Skocisë Nicola Sturgeon ka paralajmëruar sot në mëngjes se ekziston ende një “rrezik shumë domethënës” që koronavirusi “të mund të dalë përsëri jashtë kontrollit”.
Duke folur në programin e së dielës në Sky Sophy Ridge, kryeministrja e vendit tha se kjo është arsyeja se pse Skocia po “lëviz me shumë kujdes” në lehtësimin e masave të bllokimit.
Zonja Sturgeon gjithashtu tha se duhet të ketë një dallim të qartë midis politikanëve që marrin vendime dhe këshilltarëve shkencëtarë. Zyrtarët e votuar janë ata që duhet të marrin përgjegjësi dhe jo shkencëtarë, tha ajo.
Ajo ndjeu “keqardhje të thellë personale” për numrin e njerëzve që po vdesin në spitalet dhe shtëpitë e kujdesit në Skoci dhe po merrte vendimet më të vështira të karrierës së saj, shtoi ajo./ BBC
Eunews.a
![](https://eunews.al/wp-content/uploads/2024/12/Ditalb-DHJETOR970x90.png)
![](https://eunews.al/wp-content/themes/eunews/images/atlantic-banner.jpg)