Parada e shqiptarëve në Tiranë, 150 delegacione nga të gjitha trojet parakalojnë në bulevard



Mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet po marrin pjesë sot në Tiranën në Paradën Shqiptare, të organizuar në kuadër të 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Marshimi i pjesëmarrësve në paradë edhe pse kushtet e motit janë të pavorshme nisi nga sheshi “Nënë Tereza” për të vazhduar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi “Skënderbej”, ku do të finalizohet me ngritjen ceremoniale të flamurit shqiptar.
E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.
Në këtë ngjarje të shënuar janë bërë bashkë rreth 150 delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre. Pjesë e paradës janë edhe nxënës e studentë, si dhe përfaqësues që vijnë nga Plava, Gucia, komuna e bashki të vogla shqiptare të Malit të Zi, nga Presheva e Bujanovci, Kosova, Maqedonia e Veriut, 47 delegacione arbëreshe, etj.
Të shumtë janë edhe qytetarët që janë vendosur në të dy anët e bulevardit për të ndjekur nga afër paradën.
Parada u organizua nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”.

