×
Sunday, September 26, 2021

Papa Françesku: Të vazhdojmë të ndihmojmë afganët në nevojë

August 29, 2021

Papa Françesku bëri thirrje sot që të vazhdojë ndihma për afganët, dy ditë para tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane, duke shprehur dëshirën për “një bashkëjetesë paqësore dhe vëllazërore” në vend.

“Po ndjek me shqetësim të madh situatën në Afganistan. Ndaj vuajtjet e atyre që vajtojnë ata që humbën jetën në sulmet vetëvrasëse të enjten, që shënjestruan ata që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje”, tha Papa Françesku.

“Unë i kërkoj të gjithëve të vazhdojnë të ndihmojnë ata që kanë nevojë”, nxiti Papa Françesku, duke bërë thirrje që “të lutemi për dialog dhe solidaritet për të krijuar një bashkëjetesë paqësore dhe vëllazërore”.

Një sulm vetëvrasës i pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik në Khorasan (ISIS-K) vrau të enjten më shumë se 13 ushtarë amerikanë dhe gati njëqind afganë në mesin e mijërave personave të grumbulluar para aeroportit në një përpjekje për të lënë vendin, pas kthimit në pushtet të talebanëve në mes të gushtit.

Javët e fundit, më shumë se 112 000 persona janë evakuuar nga vendi.

Shumica e vendeve perëndimore tashmë kanë përfunduar evakuimet e tyre.

SHBA-ja pritet të tërhiqet më 31 gusht, një afat i shkurtër që ngre frikën se, disa afganë të kërcënuar nga talebanët, veçanërisht ata që punuan me forcat e huaja ose civilët gjatë dy dekadave, nuk do të evakuohen.

Eunews.al

Comments are closed.