×
Wednesday, March 29, 2023

Papa Françesku: Nevojitet një pakt global arsimor përballë krizës shëndetësore

October 16, 2020



Pandemia e COVID-19 mund të shkaktojë një katastrofë arsimore, paralajmëroi sot Papa Françesku, në një videomesazh në Konferencën Ndërkombëtare për Arsimin.

“Sipas disa të dhënave të fundit nga agjencitë ndërkombëtare, flitet për katastrofë arsimore, për afërsisht 10 milionë fëmijë, që mund të detyrohen të lënë shkollën për shkak të krizës ekonomike të gjeneruar nga COVID-19”, tha ai.

Lideri shpirtëror i katolikëve theksoi se kjo rrezikon të rrisë hendekun tashmë alarmues arsimor, me mbi 250 milionë fëmijë të moshës shkollore të përjashtuar nga çdo aktivitet arsimor, prandaj edhe nevojitet një pakt global arsimor përballë krizës shëndetësore aktuale.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments