×
Sunday, June 4, 2023

Papa Françesku del nga spitali në prag të Pashkëve 

April 1, 2023



Papa Françesku doli nga spitali sot, pas pothuajse tre ditësh trajtimi për bronkit.

Ndërsa kreu i Kishës Katolike po kthehej në Vatikan nga poliklinika ”Gemelli”, autokolona e tij u ndal përpara hyrjes së spitalit.

86-vjeçari ka zbritur nga makina e tij dhe ka biseduar shkurtimisht me gazetarët.

“Unë jam ende gjallë”, tha ai.

Ai njoftoi se do të ishte në meshën në Sheshin e Shën Pjetrit të Dielën e Palmave duke qetësuar kështu Vatikanin se ai mund të humbiste shërbimet e Javës së Shenjtë dhe madje edhe ato të Pashkëve katolike./ a.jor.



Comments are closed.