×
Monday, December 9, 2024

Pandëshkueshmëria mori fund! Drejtësia po pastron zullumin shumëvjeçar të politikës

November 3, 2024


Kryeministrit Edi Rama u shpreh në takimin me shqiptarët në Selanik se drejtësia është çliruar nga politika dhe pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë që kanë kryer korrupsion, ka marrë fund.

“Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse. Goditja e parë qysh nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912. Për herë të parë në historinë e shtetit tonë, njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtetin politik, i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë.

Pavarësisht pozicionit apo linjës së tyre me partitë politike, qoftë në qeveri apo në opozitë, ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga funksionet publike, apo ata që e kanë lidhur kollaren e tyre me duart e botës së krimit.

Po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga duart e pushtetit politik. Për të kuptuar sesa e re, për të kuptuar sesa e madhe dhe sesa historike është kjo që po ndodh, mjafton të shohësh kokën mbrapsht.

Nuk do gjesh dot, që nga 1912, një individ të vetëm, me profil të lartë politik, që të jetë, hetuar, dënuar, apo gjykuar nga një drejtësi të pavarur nga pushteti. Sot, drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet”, theksoi Rama.

Ai tha se drejtësia po pastron llumin shumëvjeçar të politikës shqiptare, ndërsa dënimet politike shtoi ai kanë përfunduar.

“Fatos Nano u burgos jo nga një drejtësi e pavarur, as për përfitime personale, por për hesapet e një partie në pushtet, e cila e fundosi Shqipërinë nën rrënojat e piramidave financiare pa ju hyrë anosje gjemb në këmbë përfaqësuesve të saj famëzi.

Ne, PS, erdhëm ne qeveri, udhëhoqëm reformën në drejtësi, e cila fshiu llumin në sistem me vettingun dhe sot po fshin llum nga ai i zullumit shumëvjeçar i politikës.

Asnjë nga vendet e reja të BE, ato që kanë hyrë më parë, nuk e kanë bërë një reformë të tillë , para se të hynte në be. E ardhmja jonë në BE, nuk është më e largët, por është e gjitha në duart tona për ta afruar në harkun e pesë viteve të ardhshme”, shtoi ai.




Comments are closed.