×
Friday, January 23, 2026

P/ligji i ri, Balla: Garantojmë një Polici Shteti, të denjë për vend anëtarë të BE-së

July 19, 2024


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, njohën Komisionin parlamentar për Çështjet Europiane, me nismën e re ligjore “Për Policinë e Shtetit”.

Ministri Balla tha se ligji vendos në fokus qytetarin, duke i dhënë rol të posaçëm komunitetit, në rritjen e sigurisë publike.

Sipas tij, p.ligji përmbush detyrimet dhe detyrat që burojnë nga procesi i anëtarësimit të vendit drejt Bashkimit Europian.

“Synojmë me këtë ligj standardet më të larta të BE-së”, shpjegoi Balla.

Balla tha se pas miratimit të ligjit, janë përgatitur edhe aktet nënligjore, që nisma të jetë funksionale menjëherë e pa humbur kohë.

“Krimi i organizuar nuk ka zyra s’ka as kufi dhe e ka të lehtë të përshtatet, sesa koha e agjencive ligjzbatuese për të rritur aftësisë goditëse. Policimi i të ardhmes do jetë i bazuar në inteligjencë. Duhet punuar në kohë, e po punojmë me këto projekte, duke hequr policinë nga rruga, për ta zëvendësuar me teknologjinë, me aplikacionet që bën syri e mendja e punonjësit të Policisë”, nënvizoi ministri.




Comments are closed.