×
Saturday, November 8, 2025

Osmani: Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor 2025

June 9, 2025


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.

“Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu se kjo datë siguron hapësirën e nevojshme për organizimin teknik dhe logjistik për të gjitha format dhe procedurat e votimit sipas përcaktimit ligjor.

“Presidentja Osmani u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, organizatave të shoqërisë  civile dhe qytetarëve që t’i qasen këtij procesi me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë”, thuhet në komunikatë.




Comments are closed.