×
Tuesday, July 23, 2024

Osmani takim me Ramën: Përpjekje të përbashkëta për anëtarësimin e Kosovës në NATO

July 10, 2024


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Washington, në margjina të samitit të NATO-s ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Sipas njoftimit zyrtar të presidencës së Kosovës, në takim të dy liderët diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë.  

Presidentja Osmani theksoi se ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin.



Comments are closed.