×
Monday, December 9, 2024

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë

November 24, 2024


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Sipas Presidentes Osmani, prania e NATO-s, përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike.

Në takim me Admiralin Bauer, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. /KosovaPress/




Comments are closed.