×
E diel, 17 Janar, 2021

Orgji në Bruksel, eurodeputeti hungarez jep dorëheqjen dhe kërkon falje publike

1 Dhjetor, 2020

József Szájer, eurodeputet hungarez ka dhënë dorëheqjen të dielën dhe kërkoi falje publike për shkelje të rregullave të Covid-19.

Eurodeputeti, ka pranuar të jetë politikani në qendër të skandalit të “festës seksuale” në Bruksel, që ndodhi të premten e kaluar në mbrëmje, ku u shoqëruan 25 persona, përfshirë këtë të fundit.

Një festë me drogë, alkool dhe seks u organizua në një lokal në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, besnik i kryeministrit Viktor Orban.

Midis 27 dhe 28 nëntorit, një festë e ndaluar, e bazuar në drogë, alkool dhe seks u organizua në Bruksel, pavarësisht bllokimit.

Kjo u raportua nga policia belge, duke deklaruar se festa, e cila u zhvillua në një lokal, përfundoi në orgji. Mes pjesëmarrësve, disa prej tyre diplomatë dhe zyrtarë të Komisionit të BE-së, është edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Ishte vetë Szajer, një anëtar i lartë i partisë Fidesz që ndihmoi në hartimin e kushtetutës së Hungarisë në 2011, ai që doli dhe konfirmoi praninë e tij, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze.

Në një deklaratë, Szájer, kërkoi falje për sjelljen e tij “të papërgjegjshme” por mohoi se kishte përdorur drogë.

“Një artikull gazete u shfaq sot në shtypin belg rreth një feste në Bruksel të premten, në të cilën unë isha. Pasi policia më kërkoi identiteti, meqenëse nuk kisha ID me vete,  deklarova se isha eurodeputet’, tha ai.

“Policia vazhdoi procesin dhe më në fund lëshoi ​​një paralajmërim verbal zyrtar dhe më transportoi në shtëpi. Nuk kam përdorur drogë. Unë i ofrova policisë që të bëja një provë të menjëhershme, por ata nuk e bënë atë. Policia tha se u gjet një pilulë ekstazi. Nuk është e imja, nuk e di kush dhe si e vendosi. Unë bëra një deklaratë në polici për këtë ”, shtoi ai.

25 të pranishmit, përfshirë diplomatë të BE u gjobitën për shkelje të masave të bllokimit, ndërsa festa u kthye në orgji në lokalin në Rue des Pierres, në qendër të Brukselit.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për