Opozita që rreh biznesmenët dhe qytetarët
Në kohën e fushatave zgjedhore çdo parti politike hidhet në “sulm” për të marrë votën e popullit shqiptar.
Por, siç duket opozita ka zgjedhur një rrugë tjetër për të marrë mbështetjen e qytetarëve. Në këtë periudhë nuk kanë munguar incidentet dhe sherret jo vetëm mes militantëve të PS dhe PD, por edhe të aktorëve politikë me qytetarët.
Presidenti Ilir Meta, në datën 12 mars doli jashtë çdo kontrolli dhe u hodh në sulm për të mbrojtur zyrat e FRD-së, pas urdhrit të Bashkisë Tiranë për lirimin e tyre.
Përveç sharjeve dhe ofendimeve, presidenti ka kërcënuar punonjësit e policisë me burg ndërkohë që është future me dhunë në ambjente.
Pas kësaj, më 14 mars militantët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste u zunë me njëri-tjetrin për qëllime politike. Sherri nisi pas provokimeve që simpatizantët e PD, të cilët kanë bërë thirrje “Rama ik” gjatë kohës kur kryeministri po kalonte në qytet.
Një tjetër incident i shëmtuar është edhe ajo e kandidatit të PD në Elbasan Luçiano Boçi, i cili rrahu dhe i vodhi telefonin një biznesmeni të njohur dhe të nderuar nga shumë qytetarë, Gjergj Lucës.
Një ngjarje e shëmtuar, e cila është e pahijshme për një kandidat që kërkon të marrë mandatin e deputetit.
Ndërkohë që ditën e sotme, Elona Guri, kandidate në qyetin e Durrësit për LSI, ka rrahur një qytetar.
Për këtë ngjarje policia e shoqëroi në komisariat, ndërsa LSI e Durrësit u mundua të justifikonte veprimin e kandidates së saj, duke akuzuar qeverinë bashkë me ish kreun e ISHISH Bahri Shaqirit për vendosje kamerash në selinë e LSI.
Siç duket mjeti që opozita ka vendosur të fitojë këto zgjedhje është dhuna. Ky është një fakt qesharak, pasi kështu në sytë e qytetarëve duken si “palaço” që mundohen të bëjnë teatër.
Dikush duhet t’i kujtojë opozitës se vota merret me programe dhe jo më dhunë dhe kërcënime.