×
Sunday, September 8, 2024

Opozita bjelloruse thirrje për marshim të grave kundër Lukashenkos

October 9, 2020


Opozita bjelloruse u bëri thirrje grave në të gjithë botën që të zhvillojnë këtë fundjavë një marshim kundër presidentit të diskutueshëm, Aleksander Lukashenko.

“Gratë në vende të ndryshme të botës do të duhet të marshojnë masivisht në mbështetje të bjellorusëve të guximshëm”, tha udhëheqësja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya në një deklaratë.

”Marshimi kryesor do të zhvillohet të shtunën në kryeqytetin bjellorus, Minsk, me gratë që do të shpërndajnë lule në një shenjë solidariteti kundër shtypjes politike”, theksoi deklarata.

Në Bjellorusi çdo fundjavë ka pasur protesta masive mbi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 9 gushtit, nga të cilat Lukashenko po mban mandatin e tij të gjashtë presidencial radhazi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments