×
Friday, September 13, 2024

Opozita akuzon qeverinë për favorizim të Edmond Begos/ Avokati Leka: Tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan e fitoi në 2012, kur në pushtet ishte PD

September 7, 2020


Partia Demokratike prej disa ditësh akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si përgjegjës për gjobitjen e e Shqipërisë me 44 milionë euro nga Arbitrazhi Ndërkombëtar për rrugën Tiranë-Elbasan’.

Gjatë ditës së djeshme, Balla reagoi duke hedhur poshtë akuzat e opozitës për favorizim të kompanisë së Edmond Begos, duke theksuar se se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, e cila dënoi Shqipërinë me 44 milionë euro lidhet me kontrata të realizuara nga Saliu, ish-Ministri i Transporteve i asaj kohe si dhe shtesa kontratash të kërkuara nga Saliu me gojë.  

Lidhur me këtë çështje ka dhënë një sqarim shterues edhe avokati i Edmond Begos Ardian Leka, i cili deklaron se tenderin e rrugës Tiranë – Elbasan me vlerë 10 milionë Euro, Bego e ka fituar në vitin 2012 kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike.

“Në njërin nga tenderat është bashkim operatorësh dhe ai përfaqëson vetëm 10 %. Ndërsa në rrugën Tiranë –Elbasan ai është nënkotraktor dhe e ka fituar në vitin 2012”.

Avokati i Edmond Begos, Leka thotë gjithashtu se pasuria e 49 – vjeçarit është hetuar dy herë nga prokuroria shqiptare dhe ka rezultuar e pastër.

“E para ka qenë në vitin 2010 atëherë kur ai ka qenë në burg dhe e dyta në vitin 2015. Në të dyja rastet pasuria e 49-vjeçarit ka rezultuar se nuk është produkt i aktiviteteve kriminale”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments