×
Wednesday, November 6, 2024

Opinioni i Venecias për paketën Antishpifje: Ndryshimet u bënë në konsultim me Këshillin e Europës dhe OSBE

June 19, 2020


Janë publikuar sot konkluzionet e Komisionit të Venecias lidhur me paketën anti-shpifje të propozuar nga mazhoranca socialiete në Kuvendin e Shqipërisë.

Në konkluzionete komisionit të Vencias të sigururuara nga EU News.al Komisioni i Venecias vlerëson se Draft-ndryshimet e paketës ligjore për Median ishin subjekt i konsultimeve publike dhe pësuan ndryshime të ndryshme në konsultim me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë (në veçanti Këshillin e Evropës dhe OSBE).

Gjithashtu në konkluzionet e Venecias theksohet se Autoritetet shqiptare qenë transparentë për të përmirësuar tekstin e projektligjeve si dhe demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin për ruajtjen e fjalës së lirë në vend.

Gjithashtu në konkluzionet e Komisionit të Venecias propozon ndryshime si: Ngushtim i fushës së zbatimit të ligjit, duke përjashtuar në mënyrë të qartë çdo media online jo-profesionale, si blogerë individualë, përdorues të rrjeteve sociale; Rishikim i parashikimit të de-anonimizimit i të gjitha burimeve të mediave online shqiptare pasi mund të jetë në kundërshtim me standardin ndërkombëtar që vullneti i përdoruesve të Internetit për të mos zbuluar identitetin e tyre normalisht duhet të respektohet.

Sipas Komisionit, fuqia legjislative e dhënë një organizmi si AMA ndaj mediave profesionale online ka rrezik të shtrihet edhe tek individët, nga momenti që ligji nuk është i qartë për këtë pikë.

Konkluzionet e Plota:

Komisioni i Venecias vlerëson se:

•           Draft-ndryshimet e paketës ligjore për Median ishin subjekt i konsultimeve publike dhe pësuan ndryshime të ndryshme në konsultim me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë (në veçanti Këshillin e Evropës dhe OSBE).

•           Autoritetet shqiptare qenë transparentë për të përmirësuar tekstin e projektligjeve.

•           Autoritetet shqiptare demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Për shembull, është pozitive që në ligj shprehimisht përmendet  që ky legjislacion duhet të interpretohet në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

•           Problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online.

•           Sidoqoftë, këto sanksione do të duhet të imponohen nga një organ vërtet i pavarur dhe profesional, në një procedurë të duhur, duke synuar kategorinë e përcaktuar ngushtë të portaleve të mediave online, që nuk kanë forcën e “titujve ekzekutivë” të zbatueshëm menjëherë, të jenë proporcionale dhe t’i nënshtrohen shqyrtimit të plotë gjyqësor.

•           Nevoja e përmirësimit të ligjit duke adresuar keto problematika

Komisioni i Venecias propozon këto ndryshime:

•           Ngushtim i fushës së zbatimit të ligjit, duke përjashtuar në mënyrë të qartë çdo media online jo-profesionale, si blogerë individualë, përdorues të rrjeteve sociale.

•           Rishikim i parashikimit të de-anonimizimit i të gjitha burimeve të mediave online shqiptare pasi mund të jetë në kundërshtim me standardin ndërkombëtar që vullneti i përdoruesve të Internetit për të mos zbuluar identitetin e tyre normalisht duhet të respektohet. – kjo masë lidhet ngushtë me rastin nëse subjekte të ligjit janë blogerët apo mediat jo profesionale.

•           AMA-s dhe Këshillit të Ankesave (KA) duhet t’u besohen kompetencat e shtuara administrative duke siguruar më parë se këto organe janë mjaftueshmërisht të pavarura nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose interesat e tjera të korporatave të lidhura me politikën; për shembull duke shtuar përfaqësues të komunitetit të mediave dhe të shoqërisë civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike në përbërjen e KA/AMA;

•           Rishikim i procedurës së ankesave pasi nuk ofron masa të mjaftueshme procedurale: KA/AMA mund të vendosë, në një procedurë shumë të shpejtë administrative, gjoba të cilat janë menjëherë të zbatueshme, dhe urdhërojnë heqjen e përmbajtjes së Internetit, gjithashtu me një efekt të menjëhershëm. Masat mbrojtëse shtesë duhet të futen për të garantuar procesin e duhur dhe proporcionalitetin e sanksioneve.

•           të rishihet metoda e zgjedhjes së AMA dhe anëtarët e KA, në mënyrë që të sigurohen që këto organe të kenë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, të përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe të gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe bota e biznesit.

Komisioni i Venecias gjithashtu inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues të pavarur që funksionon në mënyrë efektive dhe të pavarur që përfshin të gjithë aktorët përkatës të komunitetit të mediave dhe të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të përgjegjshmërisë së mediave në fushën e mediave në internet përmes vetë-rregullimit rregullore.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments