Operacioni i Europol/ Kapen 1.776 armë zjarri si dhe arrestohen 11 persona
Europol në bashkëpunim me policitë e 24 vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, kanë goditur një rrjet të gjerë të trafikimit të armëve që vinin nga Turqia me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Trafiku i armëve kryhej nga Turqia drejt Bullgarisë, Shqipërisë ose Greqisë dhe më pas çoheshin drejt vendeve të BE-së. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1776 armë zjarri, duke filluar nga pistoletat, kallashnikov dhe armë të tjera, prodhim të reja ose të vjetra.
Operacioni i koduar “Bosfori” u zhvillua nga 2-11 Nëntor dhe 11 persona janë arrestuar, mes tyre edhe dy shqiptarë.
Policia shqiptare thotë se gjatë operacionit në vendin tonë janë sekuestruar 7 armë zjarri, nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë, 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla kanabis.
Sipas Europol armët janë bërë një problem në Europë. Kjo për faktin se ato mund të shndërrohen lehtësisht vdekjeprurëse dhe janë më të lira për t’u blerë. Duket se Turqia dhe Bullgari janë vendet kryesore ku kalonin armët pa leje.
Eunews.al