One Telecommunications ndez Fierin me koncertin festiv me artistët më të dashur të skenës shqiptare
May 15, 2022
E shtuna e 14 majit në sheshin Fitorja, në Fier ishte një spektakël i vertëtë, ku ishin të pranishëm qindra qytetarë fierakë, të cilët u argëtuan pa limit nën tingujt e dashurisë të Venerës dhe Lindit, e më pas nën ëmbëlsinë e Ylli Limanit, i cili e ndezi atmosferën si kurrë më parë.
Koncerti festiv u realizua nga kompania më e madhe e telekomunikacionit në vend, ‘ONE Telecommunications’ në bashkëpunim me bashkinë e Fierit.
Mbrëmja festive ishte e mbushur me plot surpriza për të gjithë pjesëmarrësit.
Ndërkohë gjatë ditës, qytetarët patën mundësinë të shijonin përvojën e One Zone, një hapësirë dedikuar argëtimit dhe krijimit të kujtimeve dhe çasteve më të bukura. Foto, buzëqeshje dhe shumë pozitivitet, në One Zone.