×
Tuesday, December 6, 2022

OKB shpreh shqetësimin për arrestimin e mijërave rusë kundër rekrutimit

September 27, 2022

OKB-ja ka shprehur shqetësimin për arrestimin e rreth 2,400 rusëve pas shpalljes së mobilizimit ushtarak të mërkurën e kaluar, shkruan BBC.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga numri i madh i njerëzve që thuhet se janë arrestuar,” tha zëdhënësja e zyrës së të drejtave të Organizatës të Kombeve të Bashkuara, Ravina Shamdasani. mShamdasani iu referua raporteve të besueshme se rreth 2,377 demonstrues ishin arrestuar në vende të ndryshme anembanë vendit.

Ajo tha se është e paqartë se sa njerëz janë aktualisht në paraburgim; megjithatë të shtunën, grupi i monitorimit të policisë OVD-Info tha se të paktën 726 persona ndodhen në paraburgim në 32 qytete në të gjithë Rusinë, gati gjysma e tyre në Moskë.



Comments are closed.