×
Thursday, March 27, 2025

OKB: Shpërndarja globale e vaksinave testi më i madh moral i kohës sonë

March 12, 2021


 Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres kritikoi nacionalizmin vaksinor dhe akumulimin e vaksinave nga vendet më të pasura në një deklaratë, një vit pasi u shpall pandemia e koronavirusit.

Guterres tha se ”bota është përballur me një cunami vuajtjesh gjatë vitit të kaluar dhe, ndërsa prodhimi i vaksinave çon dritë në fund të tunelit, jam thellësisht i shqetësuar për mospërputhjet në aksesin për to”.

“Ne shohim shumë shembuj të nacionalizmit vaksinor dhe akumulimit të vaksinave në vendet më të pasura si dhe marrëveshje të vazhdueshme me prodhuesit që dëmtojnë aksesin për të gjithë”, theksoi shefi i OKB.

“Fushata globale e vaksinimit përfaqëson provën më të madhe morale të kohës sonë”, tha ai.

Ai tha se shumë vende me të ardhura të ulëta nuk kanë marrë ende një dozë të vetme të vaksinës, ndërsa disa vende më të pasura janë në rrugën e duhur për të bërë injeksione në të gjithë popullsinë e tyre. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments