OKB: Rreth 1.25 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina
March 4, 2022
Numri i njerëzve që u larguan nga Ukraina pas pushtimit rus arriti në 1.25 milionë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM).
‘’Nga këta, 672 000 ikën në Poloni, 194 000 në Moldavi dhe rreth 133 000 në Hungari’’, tha një zëdhënës i IOM.
‘’Në mesin e refugjatëve janë 78 800 persona që nuk kanë nënshtetësi ukrainase. Ata vijnë nga 138 vende të ndryshme’’, shtoi zëdhënësi.
‘’IOM po heton raportet se të huajve u është refuzuar ndihma mjekësore. Një sjellje e tillë është krejtësisht e papranueshme’’, tha zëdhënësi.
Eunews.al