×
Monday, January 13, 2025

OKB reagon ndaj Rusisë lidhur me dënimin e Navalny

February 3, 2021


Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të opozitarëve që janë arrestuar në Rusi në protestat e zhvilluara pasi gjykata dha dënim me burg për opozitarin rus, Alexei Navalny.

Zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Ravina Shamdasani në një deklaratë me shkrim tha se “Na frikëson thellësisht dënimi me burg nga një gjykatë në Rusi ndaj figurës së opozitës ruse, Alexei Navalny”.

Pasi rikujtoi se dënimi i pezulluar me 3.5 vite burg që Navalny ishte dënuar si rezultat i një çështjeje për korrupsion në të kaluarën u kthye në një dënim me burg normal me arsyetimin se nuk ka zbatuar kushtet e kontrollit gjyqësor. Shamdasani tha se edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, unanimisht e pa si “arbitrar, të padrejtë dhe të paarsyeshëm qartë” këtë vendim të vitit 2017.

Ajo bëri të ditur se ka lajme që pas vendimit për burgosje të opozitarit rus Navalny opozitarët dolën në rrugë dhe numri i të arrestuarve dje ka arritur deri në 1.400. “U bëjmë thirrje autoriteteve në Rusi të lirojnë menjëherë të gjithë ata që janë arrestuar në protestat e djeshme dhe në javët e fundit në mbarë vendin për të përdorur të drejtat e tyre për tubime paqësore dhe lirinë e shprehjes”, theksoi Shamdasani.

Gjithashtu Shamdasani ftoi qeverinë ruse që protestuesit t‘i trajtojë sipas përgjegjësive në kuadër të ligjit ndërkombëtar.

Dënimi me burg i Navalny-t

Me kërkesë të Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë, dje Gjykata e Qytetit të Moskës, shpalli dënimin për politikanin rus të opozitës, Alexey Navalny. Dënimin e pezulluar me 3.5 vite burg që Navalny ishte dënuar si rezultat i një çështjeje për korrupsion në të kaluarën, gjykata e ktheu në një dënim me burg normal me arsyetimin se nuk ka zbatuar kushtet e kontrollit gjyqësor.

Duke e zbritur periudhën 10 mujore që ka kaluar në arrest shtëpiak, gjykata vendosi që Navalny të kalojë në burg pjesën tjetër të mbetur të dënimit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments