OBSH: Rekord rastesh të reja në botë me COVID-19

19 Jul 2020 09:36
Shpërndaje:

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti sot alarmin për numrin në rritje të rasteve të reja me Covid-19.

Sipas saj, gjatë 24 orëve të kaluara, në të gjithë botën ka pasur 259 848 raste të reja me koronavirus.

”Kjo është rritja më e madhe në një ditë nga fillimi i pandemisë”, tha ajo.

Reklamë Ola

Organizata Botërore e Shëndetësisë e bëri të njohur këtë fakt duke publikuar të dhënat në faqen e saj.

Rritjet më të mëdha ishin në SHBA, Brazil, Indi dhe në Afrikën e Jugut.

Reklamë InterMedika

Numri global i vdekjeve është rritur me 7 360, rritja më e madhe ditore që nga 10 maji.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x