×
Friday, March 24, 2023

OBSH rekomandon vijimin e vaksinimit me AstraZeneca

March 17, 2021




Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të rekomandojë për momentin vaksinimin me vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca, përdorimi i të cilës u pezullua nga disa vende për shkak të efekteve anësore të mundshme, në pritje që ekspertët të përfundojnë vlerësimin e tyre.

“Për momentin, OBSH thekson se ekuilibri rreziqe/përfitime anon në favor të vaksinës AstraZeneca dhe rekomandon që vaksinimet të vazhdojnë “, theksoi në një njoftim për shtyp agjencia e OKB-së duke shtuar se ekspertët, mendimi i të cilëve po pritet me padurim, të vazhdojnë të vlerësojnë të dhënat në lidhje me problemet shëndetësore të hasura tek disa persona të vaksinuar me këtë produkt.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments