OBSH: Mungesa e unitetit global kërcënim më i madh se vetë pandemia
Mungesa e lidershipit global dhe uniteti në luftën kundër koronavirusit paraqesin kërcënim më të madh se vetë pandemia, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ad’hanom Gebrejsus.
“Bota ka nevojë për unitet kombëtar dhe solidaritet global. Politizimi i pandemisë e përkeqëson situatën”, deklaroi drejtori i OBSH-së në forumin shëndetësor virtual të organizuar nga Samiti i qeverive botërore, mbajtur në Dubai.
Tedros theksoi se kërcënimi më i madh me të cilin po përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe lidershipit global.
Sipas tij, disa pjesë të rregulloreve shëndetësore ndërkombëtare duhet të përforcohen që të jenë më të zbatueshme. Ai nuk saktësoi se cilat ishinato pjesë, por theksoi se duhet të kordinohen, parashikohen, me shpërndarje të gjërë dhe në mënyrë fleksible të financuara që të jenë në tërësi të zbatueshme.
Drejtori i OBSH-së, shtoi gjithashtu se të gjitha vendet mbrojtjen shëndetësore universale duhet ta bëjnë prioritet të tyre.
Eunews.al