×
Saturday, October 1, 2022

OBSH kritikon BE-në për vaksinat: Duhet të bëjmë më shumë sëbashku

January 30, 2021

Pas kritikave të shumta nga Ballkani Perëndimor por edhe nga disa prej vendeve anëtare edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është e kënaqur me sjelljen e Bashkimit Evropian për vaksinat. Pas vendimit të BE-së për bllokimin e transportit të vaksinave për në Mbretërinë e Bashkuar të cilat si rrugë kalimi kishin Irlandën e Veriut, nënkryetarja e OBSH-së Mariangela Simao tha se ishte një trend shumë shqetësues.

Bashkimi Evropian po kontrollon transportin e vaksinave COVID të prodhuara në union pas një shqetësimi madhor për mungesat e saj. I ashtuquajturi mekanizëm i transparencës u jep vendeve të BE kompetenca për të mohuar autorizimin për eksportet e vaksinave nëse kompania që i bën ato nuk ka respektuar kontratat ekzistuese me BE.

Kontrollet do të prekin rreth 100 vende të botës përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada, Australi etj.

Më herët shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nacionalizmi i vaksinave mund të çojë në një shërim të zgjatur. Duke folur në Axhendën Davos, një version virtual i samitit global, ai tha se grumbullimi i vaksinave do të mbajë djegien e pandemisë dhe rigjenerimin e ngadaltë të ekonomisë globale, përveç se është një dështim moral katastrofik”që mund të zgjerojë më tej pabarazinë globale.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments