OBSH dhe Kina zbulojnë misterin, studimi nxjerr orgjinën e koronavirusit




Sipas agjensisë Associated Press, një studim i përbashkët që ende nuk është botuar, i kryer nga shkencëtarë të Kinës dhe OBSH-së, ka hedhur dritë mbi orgjinën e koronavirusit. Skenari më i mundëshëm sipas studimit është ai i trasmetimit të virusit nga lakuriqët e natës te njerëzit përmes një kafshe tjetër. Po ashtu, në studim theksohet se mundësia e daljes së virusit nga një laborator është gati-gati i pamundur. Sipas një drafti paraprak të siguruar nga The Associated Press, studimi jep pak më tepër detaje në mënyrën se si shkencëtarët erdhën në këtë përfundim, por por sërish lënë shumë pyetje të papërgjigjura.
Studimi i plotë pritet të bëhet publik nesër por vonesat e herëpashershme kanë bërë që të ngrihen dyshime nëse agjentë kinezqë po përpiqen të ndërhyjnë në përfundimet e nxjerra. .Raporti është “bazuar kryesisht” në një vizitë që një ekip ekspertësh ndërkombëtarë bëri më parë këtë vit në Wuhan të Kinës ku u shfaq për herë të parë koronavirusi.
Eunews.al
