Numërohen 836/1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate! PD në luftë për çdo votë me Mundësinë e Shehajt për një mandat

12 May 2025 23:23
Shpërndaje:

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 836 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 7056 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me 36 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 96 mijë votat e marra deri tani kanë 14 mandate, por rrezikojnë të humbasin një mandat në favor të partisë Mundësia.

Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.

Reklamë Ola