Nuk përjashtoi mundësinë t’i bashkohet ‘Open Balkan’, Abazoviç sqaron deklaratën: Në takimin e radhës në Ohër do të shkojmë si vëzhgues
May 30, 2022
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili më herët ka deklaruar se do t’i bashkohet takimit të nismës ‘Open Balkan’, ka reaguar së fundmi për ftesën për t’ju bashkuar takimit të radhës të Ballkanit të Hapur që do të zhvillohet në Ohër.
Abazoviç ka sqaruar se në këtë mbledhje do të shkojë si i ftuar, duke mbështetur hyrjen e Malit të Zi.
“Ne nuk do të shkojmë në Ohër për t’u anëtarësuar në Open Balkan. Ne po shkojë si vëzhgues, do të shqyrtojmë çfarë është e mirë për vendin, nëse del çdo gjë në rregull, nuk kam asgjë kundër t’i bashkohem nismës”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ka shtuar se çdo bashkëpunim rajonal është i pranueshëm për të.
Eunews.al