×
Monday, November 29, 2021

Nuk përballon dot debatin me Balinën, Fifit humb ndjenjat live gjatë emisionit

November 24, 2021

Në Big Brother Albania Vip ka ndodhur diçka e pazakontë.

Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit. Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli.

Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj Fifit i bie të fikët.

Pjesë nga debati:

Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.
Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani. Në këto momente Fifit i bie të fikët.

Pas pak çastesh produksioni njoftoi se është mirë dhe se ajo tani ndodhet në dhomën e gjumit për tu qetësuar.

Eunews.al

Comments are closed.