×
Friday, October 22, 2021

Norvegji/ Qeveria e qendrës së djathtë paraqet dorëheqjen

October 12, 2021

Qeveria norvegjeze e qendrës së djathtë, e mundur në zgjedhjet legjislative të shtatorit, pas tetë vitesh në pushtet, dha zyrtarisht sot dorëheqjen, duke i hapur rrugën formimit të një koalicioni të ri të qendrës së majtë.

Në fund të dy mandateve të njëpasnjëshme të shënuara nga kriza, kryeministrja konservatore, Erna Solberg, shkoi në Pallatin Mbretëror në orën 13:00 (11:00 GMT) për t’i paraqitur dorëheqjen e qeverisë së saj mbretit Harald V.

“Unë do t’i rekomandoj Madhërisë së Tij Mbretit që t’i drejtohet kreut të Partisë së Punës, Jonas Gahr Støre, pasi ai është kryeministri i dy partive që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të formuar një qeveri”, tha Solberg në një fjalim solemn në Parlament, ku ekipi i saj sapo kishte prezantuar projektbuxhetin e tij të fundit.

Fituesit e zgjedhjeve legjislative të 13 shtatorit, Partia e Punës e Støre dhe Partia Qendra, që kryesisht mbron interesat e territoreve, kanë rënë dakord të formojnë një qeveri të re, një pakicë në parlament, që do ta detyrojë atë të negociojë çdo çështje me formacionet e tjera.

Eunews.al

Comments are closed.