×
Thursday, March 12, 2026

Noka: PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje

May 12, 2025


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi sot se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje, duke pretenduar se PS ka manipuluar votat.

“Ne këto zgjedhje nuk mund t’i njohim”, tha Noka në një intervistë televizive.

“Kur të arrish në këtë konkluzion duhet të sqarosh qytetarët se që në 2017 deri tani Rama dhe narkoregjimi i tij kanë ardhur vetëm duke u instaluar më fuqishëm, duke forcuar financiarisht makinerinë e tij elektorale. A ka pasur në Shqipëri votë të lirë?”, tha ai.

“Kurrë nuk dorëzohemi ne. Opozita bën një pjesë të detyrës së saj për të mbrojtur demokracinë por nuk mundet e vetme ta mbrojë atë. Vota në kuti nuk është prekur, dhe shpreh mirënjohje për komisionarët dhe numëruesit që po numërojnë çdo votë të demokratëve. Që unë të bëj një ushtri patronazhistë dhe të ndjek çdo qytetar… ku është SPAK, në diasporë u është kërkuar që t’ua çojnë me foto”, theksoi Noka.




Comments are closed.