×
Tuesday, April 29, 2025

Njëmbëdhjetë kandidatë kundër Macron në zgjedhjet presidenciale

March 7, 2022


Njëmbëdhjetë kandidatë do të konkurrojnë kundër presidentit aktual Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm në Francë, njoftoi sot Këshilli Kushtetues në Paris.

Gjithsej, 65 kandidatë kishin shprehur zyrtarisht interes për të kandiduar për postin më të lartë të shtetit, por shumica e tyre nuk morën firmat e kërkuara të të paktën 500 politikanëve të zgjedhur.

Votimi i parë është më 10 prill. Normalisht, asnjë kandidat nuk arrin shumicën e nevojshme absolute dhe balotazhi mes dy të parëve është caktuar më 24 prill.

Kandidatët e tjerë përfshijnë konservatoren Valérie Pécresse, socialisten dhe kryebashkiaken e Parisit Anne Hidalgo, politikanin e majtë Jean-Luc Mélenchon, udhëheqësen e “Tubimi Kombëtar” të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, publicistin e ekstremit të djathtë Éric Zemmour, Yannick Jadot i të Gjelbërve dhe komunistin Fabien Roussel.

Macron ka drejtuar Pallatin Elysee që nga viti 2017. Në zgjedhjet e fundit, 44-vjeçari liberal ishte në krye, i ndjekur nga Le Pen në vendin e dytë. 




Comments are closed.