×
Friday, October 11, 2024

Një tjetër gazetar ukrainas vritet në luftë

May 5, 2022


Një tjetër reporter i televizionit ukrainas, i cili u regjistrua në ushtri pas fillimit të pushtimit rus, u vra në betejën pranë qytetit të Izium, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Alexander Mahov, 36 vjeç, është gazetari i tetë që vritet në më shumë se dy muaj luftë.

Mahof, i njohur për misionet e tij në zonat e luftës, kishte raportuar edhe në Antarktidë. Ai gjithashtu ishte regjistruar dhe luftuar në vitin 2014, kur shpërtheu lufta me separatistët pro-rusë në Donbas.

Ai ishte “patriotik”, “i sinqertë”dhe “gjithmonë ndër më të guximshmit, në vijën e parë”, tha Zelensky në një fjalim të lëshuar më herët sot.

“ Rusët vranë një tjetër njeri që e njihja, një gazetar tjetër. Kam takuar Oleksandr Mahov në Slovyansk disa vite më parë. Ai ishte një nga korrespondentët më të mirë të luftës në Ukrainë. Ai u regjistrua në ushtri pas pushtimit rus dhe u vra në betejë afër Izium. Ai ishte kaq i ri”, tha Olga Tokariuk, një gazetare dhe kolege e Mahof.

Eunews.al




Comments are closed.