×
Saturday, April 17, 2021

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë dhe Greqinë

October 30, 2020

Një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë. Ministri i brendshëm i Turqisë tha se gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan, raporton AP.

Guvernatori i Izmirit tha se nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktima të mundshme.

Organi për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tërmeti i së premtes kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.

Mediat turke shfaqen pamje të rrënojave të një ndërtese shumëkatëshe në Izmirin qendror, dhe njerëz që ngjiteshin në të për të arritur tek ekipet e shpëtimit. Pamjet tregonin edhe për tym në disa pika në Izmirin qendror.

Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit. Guvernatori i Stambollit tha se nuk ka raporte për dëme.

Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime të menjëhershme për të plagosur.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për