Mitsotakis: Çmime tavan për gazin dhe blerje të përbashkëta nga BE



Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis përsëriti propozimin e tij në lidhje me nevojën për vendosjen e një tavani në çmimet e gazit natyror, në diskutimin e tij për energjinë në Këshillin Evropian.
Mitsotakis iu referua njoftimit nga prodhuesit kryesorë evropianë të energjisë, të cilët u kërkuan liderëve evropianë të godasin në rrënjë të problemit dhe të konsiderojnë një tavan për çmimet e shitjes me shumicë të gazit, në një nivel të tillë që do të mbronte vërtet konsumatorët evropianë.
”Duhet të dërgojmë një mesazh për ata që spekulojnë dhe kanë bërë pasuri”, theksoi kryeministri duke përsëritur mbështetjen e tij për blerjen e përbashkët të gazit natyror nga BE.
”Në një diskutim që Mitsotakis zhvilloi më herët në kuadër të Këshillit Evropian me presidentin francez, Emmanuel Macron, u ra dakord që Greqia të marrë pjesë në një mision ndoshta humanitar në Mariupol”, thanë burimet qeveritare.
Ata thanë se dihej interesi i veçantë i Greqisë për Mariupolin, për shkak të komunitetit grek atje, që tashmë ka pësuar humbje të ndjeshme.

