×
Sunday, September 19, 2021

Një mësim nga Shqipëria, në ndihmë të menjëhershme ndaj popullit afgan

August 17, 2021

Në një kohë kur e gjithë bota po ndjek me drithërimë situatën në Afganistan, me marrjen e pushtetit në duart e talebanëve, prestigjiozja italiane Huffington post në një artikull të tij sot, e konsideron një genocid që po ndodh para syve tanë.

Në artikullin e shkruar nga gazetarja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht një nga emrat e njohur në fushën e politikës dhe ekonomisë italiane për idetë e saj inovatore të përkthyera në biznes të suksesshëm në teknologjinë e informacionit, Anita Likmeta, thuhet se arratisja e burrav, grave, të moshuarve e të rinjve dhe fëmijëve nuk është rastësi. Në analizën e Huffington post, kjo gjë po ndodh pikërisht tani; për ata që nuk janë të rinj në historinë bashkëkohore e dinë mirë se zgjedhja e Biden për të tërhequr trupat nga Afganistani mund të jetë një strategji e pastër në lidhje me atë që do të ndodhë në muajt e ardhshëm, me shfaqjen e fronteve të reja në skakierën gjeopolitike botërore.

Në artikull gazetarja Likmeta I është referuar dhe vendimit të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, për të dërguar avionë në Afganistan për të shpëtuar popullatën civile e për të ofruar kështu një strehim të përkohshëm pë rata që i largohen persekutimit. Ai e bëri këtë Njoftim në një postim të gjatë në Facebook duke shpjeguar arsyet që e shtyn të vepronte menjëherë.

“Ai kujton se në Shqipëri gjetën strehë hebrenjtë, dhe asnjë prej atyre dy mijë personave që u larguan nga regjimi i Hitlerit nuk iu dorëzuan nazistëve. Kështu, përveçse një mësim për Perëndimin, Edi Rama lider i një demokracie të re të një vendi me popullsi më të madhe muslimane, mori dhe një pozicion të qartë që tingëllon si një paralajmërim ndaj “sentiment-it” (shën. Përkthyesit: ndjesisë) të pështjelluar dhe kontradiktore të përhapur në demokracitë perëndimore me atë që po ndodh në Afganistan: e sigurtë është se talebanët janë nazistët e mijëvjeçarit të ri”, shkruan Huffington post.

Por, teksa shprehet e lumtur për këtëvendimarrje të Atdheut të saj të lindjes, gazetarja e Huffington post Italia thotë se ndryshimi mes dy kulturave të vdekjes siç janë nazistët dhe talebanët qëndron në faktin se për nazistët ishte çështje e pohimit të superioritetit të një race nga një tjetër, ndërsa për talebanët është çështje e pohimit të superioritetit të gjinisë: objektivi i vërtetë i talebanëve është një patriarkalizëm i çmendur dhe pevers, që ka si qëllim asgjësimin fizik dhe moral të gruas.
Sipas saj, zhvlerësimi dhe ribashkimi i grave është një fakt stërgjyshor i shumë kulturave në botë. Këto zakone të rrënjosura nuk mund të vihen në diskutim, natyrisht, dhe në Afganistan. Ata që sot largohen nga ajo tokë, ata që kapen pas avionëve, janë burra e gra që kanë përqafuar idealet perëndimore të barazisë dhe që refuzojnë ti nënshtrohen sërish një kulture kriminale që pranon të martojë vajzat 8 vjeçe dhe më pas i varros të nesërmen e natës së parë të martesës.

“Më vjen ndërmend një film shqiptar që më ka prekur shumë (14 vjec dhëndërr): një familje e pasur, të paktën krahasuar me varfërinë kolektive, vendos të martojë djalin e vetëm në moshën 14 vjeç me një vajzë 20-vjeçare, të fuqishme por nga një familje e varfër, për të bërë punët e shtëpisë. Vajza kundërshton sa të mundet, madje dhe duke ikur e duke u ngjitur në çatinë e shtëpisë, duke kërcënuar me vetëvrasje. E ëma i përgjërohet të martohet për t’i dhënë mundësinë motrave të saj të rriten disi më mirë.E mundur nga ndjesia e fajit, e reja Marigo pranon.Një skenë e filmit që rrëfen kushtet e grave në Shqipërinë rurale të atyre viteve: Marigo, si shumë gra të tjera, gjatë kthimit në fshat nga fushat, mban mbi supe ngarkesën me dru, si një mushkë me samarr. Dy burra, që pinin kafenë, vëzhgojnë me kënaqësi kthimin e grave nga fushat. “Jemi burrat më me fat! Në botë nuk ka gra si tonat”, thotë një prej tyre. Por tjetri i përgjigjet: “Jo miku im, nuk janë ato më të mira, jemi ne më të mirë: të na shërbejnë është më e pakta që mund të bëjnë”.shkruan Likmeta. Në fund, artikulli I Huffington post mbyllet me fjalinë se kush e ka njohur këtë botë, dhe është liruar prej saj me shumë mund, sot po dërgon avionët e shpëtimit në Kabul.

https://www.huffingtonpost.it/entry/a-lezione-dallalbania-subito-in-soccorso-del-popolo-afghano_it_611b9e21e4b096f9e2a31a8a

Eunews.al

Comments are closed.