×
Monday, June 15, 2020

Nisin sot fluturimet nga Rinasi, ja destinacionet

June 15, 2020

Disa minuta më parë, faqja zyrtare në facebook e aeroportit të Rinasit, ka lajmëruar se sot do të nisin disa fluturime nga Shqipëria.

Protokollet e higjenës do të vazhdojnë të zbatohen në maksimum dhe maskat janë të detyrueshme.

Gjithashtu, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e mëposhtme:

Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndàj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.”- shkruhet gjithashtu në njoftim.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për