×
Thursday, July 25, 2024

Nishani: Basha e dinte që Berisha do të shpallej “non-grata”, prandaj e afroi datën e zgjedhjeve në PD

May 27, 2021


Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku tha se Lulzim Basha e ka ditur që ish-kryeministri Sali Berisha do të shpallej “non grata”.

Sipas Nishanit, Basha afroi edhe datën e zgjedhjeve brenda PD pikërisht për këtë arsye. Ai shtoi po ashtu se shpallja e Berishës ‘non grata’ ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së.

“Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”. Kjo çështje ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së, sepse Berisha është themeluesi dhe lideri historik. Jam i bindur që Basha ka afruar datën e zgjedhjeve sepse ka patur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës”, tha Nishani në emisionin “Frontline”

Eunews.al



Comments are closed.