×
Wednesday, November 29, 2023

Nis trajnimi nga anti-mafia italiane për 27 hetues shqiptarë të BKH-së

June 7, 2021


Ka nisur sot në Itali trajnimi, që do të zgjasë një javë, i 27 hetuesve shqiptarë, anëtarë të BKH-së, Zyrë shumë e ngjashme me Drejtorinë tonë Hetimore Antimafia (DIA).

Në nisjen e punimeve morën pjesë për palën Italiane, Prefekti Vittorio Rizzi, Zëvendës Drejtues i Policisë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale,  dhe Drejtuesi i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Maurizio Vallone, drejtor i DIA-s, ndërsa, për palën shqiptare, Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme dhe Aida Hajnaj, Drejtuese e BKH-së.

Trajnimi i cili nis sot, i realizuar në kuadër të projektit Pameca V, i financuar nga Bashkimi Evropian e i udhëhequr nga Italia, ka për qëllim të përforcojë më tej bashkëpunimin dypalësh policor midis Italisë e Shqipërisë. Siç njofton Ambasada Italiane në Tiranë, në dispozicion të hetuesve shqiptarë do të vihet ekspertiza më të mirë kombëtare mbi çështje strategjike si lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Veprimtaria trajnuese, e organizuar nga DIA, do të përbëhet nga seminarë tematikë në lëndë me interes të përbashkët, nga vizita në struktura si Shërbimi i Policisë Shkencore, Qendra Kërkimore për Analizën e Informacioneve Multimediale (CRAIM) dhe Policia Postare dhe e Komunikimeve.

Eunews.al



Comments are closed.