×
Friday, October 22, 2021

Nikollë Lesi “spiunon” Metën/ “Erdhi direkt nga Lalëzi në Tiranë për të dekretuar Ramën si kryeministër”

September 5, 2021

Gazetari Nikollë Lesi, që dikur ishte një mbështetës i Ilir Metës, shkruan se presidenti ka firmosur shkresën për dekretimin e Edi Ramës si kryeministër.

Sipas Lesit, këtë të shtunë presidenti Meta është ngritur me vrap nga vila e tij në Gjirin e Lalëzit dhe ka ardhur në Tiranë për të firmosur dekretin.

Shkresa e firmosur nga Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS, drejtuar (sipas Kushtetutës) presidentit të Republikës se partia fituese e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 propozon për kryeministër Edi Rama, mësohet se është protokolluar sot në mëngjes në Presidencë.

Sapo është njoftuar presidenti nga kabineti për shkresën e Damian Gjiknurit, është nisur nga shtëpia buzë detit në Lalëz për në zyrë në Tiranë. E ka firmosur, pa u vonuar!

Pra presidenti Meta firmos dekretin për Edi Ramën si fitues i zgjedhjeve të 25 prillit. Të hënën do jetë ceremonia e betimit të kryeministrit Rama në Presidencë”, shkruan Lesi.

Eunews.al

Comments are closed.