×
Sunday, September 26, 2021

Nikollë Lesi: Në fundtetor gati qeveria Rama-Basha, ja postet dhe emrat nga Tabaku te Rushaj. Opozitë do jetë LSI dhe 10 deputetë të Berishës

September 13, 2021

Nikollë Lesi ka shkruar një shkrim ku tregon parashikimet e tij për të ardhmen politike. 

Ai thotë se në fundtetor do të ketë qeveri Rama-Basha dhe se opozitën e vërtetë do ta bëjë LSI dhe Sali Berisha, raporton Drita. 

Ndër të tjera Lesi shkruan: 

Edi Rama mori dekret për kryeministër. Do dekretohen edhe ministrat e propozuar nëqoftëse nuk kthen ndonjërin Presidenti Meta.

Ndërkohë dueli Basha-Berisha do të vazhdojë në bazë, por duket se Berisha edhe nëse mbledh firmat me Referendum partiak për të shkarkuar Lulzim Bashën, nuk do t’ia njohë gjykata. Mazhoranca me ndikimet e saj do ti jap të drejtë Lulzim Bashës.

Pra Lulzim Basha mbetet kryetar i PD.

Berisha mund të marrë diku te 10 deputetë nga grupi parlamentar demokrat dhe do të vazhdojë të denoncojë Qeverinë e re Rama-Basha të fundtetorit të këtij viti.

Ndërkommbëtarët dhe sidomos SHBA janë të interesuar për një bashkëqeverisje PS-PD. Preteksti mbetet se vendi nuk ka stabilitet dhe për t’u integruar në BE.

Një argument i pranueshëm!

Ndërkohë Opozitë e vertetë do mbetet LSI dhe Berisha me deputetët e tij.

Por janë pak, sepse nga 140 deputetë, Opozita do mbetet vetëm me 4 deputetët e LSI dhe 10 deputetët proBerisha.
Natyrisht edhe një deputet mjafton për të nxjerrë të palarat e qeverisë. Por prapë Demokracia do rrudhet edhe me tepër.

Kjo është skema që po gatuhet fshehurazi.

Lulzim Basha do jetë zv/kryeministër dhe Ministër i Jashtëm. Jorida Tabaku ministre Drejtësie.

Mundet edhe tre ministri të tjera i merr Basha. Kështu Basha forcohet, pasi ndjekësit e tij do shikojnë interesat e tyre, sepse pushteti është magnet i madh.

Edi Rama mbetet kryeministër.

Ilir Meta vazhdon president, pra nuk shkarkohet.

Eunews.al

Comments are closed.