×
Tuesday, May 20, 2025

Nikolla uron Mcallister për rizgjedhjen kryetar i Komisionit të Jashtëm të PE

July 23, 2024


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot eurodeputetin David Mcallister për rizgjedhjen si kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Nikolla u shpreh se do të vijohet bashkëpunimi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Urime eurodeputetit David Mcallister, për rizgjedhjen Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian. Presim të vijojmë bashkëpunimin me Kuvendin për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha Nikolla.




Comments are closed.