Netanyahu: Irani do të paguajë për gratë dhe fëmijët e vrarë, do t’u japim një goditje shkatërruese

15 Jun 2025 18:48
Shpërndaje:

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani do të paguajë çmimin për vrasjen e civilëve. 

“Ushtarët tanë, pilotët tanë, janë në qiellin mbi Iranin. Irani do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve.

Ne do t’i arrijmë objektivat tona dhe do t’u japim një goditje shkatërruese. Ata do ta ndiejnë forcën e plotë të krahut tonë”, tha Netanyahu gjatë një vizite në Bat Yam.

Reklamë Ola

Në Bat Yam u godit një ndërtesë nga një raketë dhe gjashtë civilë u vranë. 

“Qytetarë të Izraelit: dëgjoni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Kujdesuni shumë për jetën tuaj. Ne jemi në rrugën e fitores”, përfundoi ai.

Reklamë InterMedika