×
Sunday, October 24, 2021

“Nëse jo tani, kur?” Kim e prerë: Qeveria të ndërmarrë masa të vërteta për korrupsionin

October 13, 2021

Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi një takim me Zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj. Në një reagim në Twitter, pas këtij takimi, Kim tha se kishte nënvizuar se SHBA-të janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin, ndërsa nxisin qeverinë shqiptare që të marrë masa të vëreta për një Shqipëri më të drejtë e më të fortë.

“U takova me Zv. Kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA për bashkëpunim të fortë në demokraci, mbrojtje & biznes. Nënvizova gjithashtu se SHBA janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar. Ne nxisim qeverinë që të marrë marrë masa të vërteta, në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.

“Ne biseduam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronës, përfshirë përmes dixhitalizimit të arkivave për të ndalur ndërhyrjen ilegale njerëzore; zbatimin e reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët & investuesit të mbështeten në gjykata të pastra; adresimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të ngritura nga Task Forca për Veprim Financiar (FATF)”.

“30 vjet nga përfundimi i diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për t’i ndalur zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”. “

Eunews.al

Comments are closed.