×
Sunday, December 4, 2022

Nëntori ynë dhe migrantofobizmi

November 22, 2022

Nga: Eri Meneri

Takimet e shqiptarëve në këtë Nëntor i përshpejtoi më konkretisht protesta paqësore e 12 Nëntorit 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, marrë shkas nga deklarata e znj.Sue-Ellen Cassiana Fernandez (Braverman) sekretare për punët e brendshme në Mbretërinë e Bashkuar e cila shënjestroi komunitetin shqiptar me retorikë të ashpër fyese mbi lëvizjet ilegale dhe jetën në komunitet. Kthyer tashmë në traditë komunitetet shqiptare në mbarë botën mblidhen në fund Nëntori për festimet e festave Kombëtare .
Sue-Ellen ka pasur,ka dhe do të ketë në politikën botërore , si individ nuk ka vlerë të trajtohet me artikuj -‘’Kush është Sue-Ellen Braverman’’?
Duhet pasur parasysh fakti që përfaqëson një parti e cila ka qënë në tranzicion të vazhdueshëm dhe rrjedha e konservatorëve në dhomën e përfaqësisë nuk dihej si do merrte.Janë probleme të ‘’ shtëpisë ’’ tyre që mesa duket nga nivelet e keq menaxhuara ndikuan dhe në ‘’shtëpinë’’ tonë.
Pasardhës emigrantësh që ia dalin dhe bëjnë krenarë familjet e tyre ka pasur ka dhe do të ketë ,gra të cilat përfshihen politkisht ka pasur ka dhe do të ketë.
Por të paharrueshme do jenë ato të cilat vuajnë nga migrantofobizmi duke shënjestruar një komunitet të tërë i cili si çdo komunitet në botë ka përfaqësues: që janë në majë të klasfikimeve botërore për art,shkencë,sport por ka dhe perfaqësues të komuniteteve që vuajnë dënime penale dhe janë pjesë e programeve rehabilituese .
Shihet si e pa arsyetuar retorika e ashper,diskriminimi i hapur dhe akuzat e një përfaqësueseje të një vendi i cili ndër shekuj ka lobuar të drejtat e njeriut,barazine gjinore,dhe ka ndërtuar komunitete të tyret edhe në kontinente.
Bota ka kohë që përballet me pjesën e migracionit jo gjithnjë të paqtë duke e shoqëruar me tragjedi.Opinioni publik në 2015 u shokua nga pamjet e të ndjerit :Alan Shenu ( Kurdi) dy e vjeçarit sirian që humbi jetën në një përpjekje familjare për të mbërritur në Kanada.
Grupimet e nigerianëve,marokenëve ,libianëve në brigjet e Mesdheut janë fryt i dëshirës më të thjeshtë njerëzore për një jetë më të mirë.Ukrainas që kanë lënë vendin e tyre për të shpëtuar jetën dhe shembulli i Moldavisë fqinje që hapi dyert për t’i akomoduar.
Ka kaq shumë punë të rënda për të bërë në vendet e zhvilluara sa brezat e vendasve nuk do donin të lodheshin aq shumë po t’a shohim nga një kënvështrim modest, ka aq shumë mirëqënie në disa vende sa aktivitetet private (dyqane,qëndra tregtare)mbyllen që në 17:00 në një kohë kur në vendet që janë në zhvillim punohet në çdo orar.Ndoshta vlen qasja se kanë punuar brezat e vendasve të zhvilluar më parë që të shijojnë brezat e vendasve të zhvilluar sot.
Përse mos t’i jepet shansi dikujt që kalon çdo rrezik për më shumë mirëqënie ?
Rasti që vjen nga bota e sportit janë ekipet kombëtare të ; futbollit,basketbollit e çdo sporti që kërkon shumë përgatitje rigoroze fizike .
Nga një kundrim i thjeshtë kampionatesh kupton se ato që janë në prapaskenë me menaxhimin e strategjive të ndeshjeve janë vendasit mikpritës e se formacionet kanë gjithnjë e më pak vendas origjine por janë të plotësuar me herojntë që vrapojnë e janë vendas të natyralizuar (procedure dokumentacioni shtetësie) Pra duhen vetëm për heronj loje ?
Pas kaq shekujsh lëvizje popullsishë në botë,nuk ka shtete që të jenë të pastër , çdo shtet është formuar si fryt i një përzierje grupesh indvidësh të cilët ngrenë komunitetet e tyre .Ka vetëm individë që vuajnë nga migantofobizmi që e shohin ardhjen e komuniteteve të reja si një luftë të vazhdueshme, dhe si dhe një kërcënim të hapur duke çuar në rritje të një klime migrantofobike.
Në këtë vorbull migrantofobizmi u përfshi dhe vendi ynë intensivisht gjatë Nëntorit 2022.
Vend i cili e ka të shoqëruar lëvizjen me tragjedi që e kanë paguar me jetë,etapa e kësaj tipologjie largimesh përket të shkuarës .
Nga prizmi historik shqiptarët kanë emigruar në shekullin e 15 drejt brigjeve italiane,greke pas vdekjes Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.Shekuj më vonë do rikrijohej një emigaracion për shqiptarët të cilët themeluan diasporat e mëdha : Athinë Greqi, dhe Stamboll Turqi.Në fundin e shekullit.20. shqiptarët lëvzën drejt : Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ngritën komunitetet e tyre.Në vitet 1945-1990 shpërngulja jashtë vendit ishte e jashtëligjshme si rezultat i regjimit totalitar në të cilin gjendej Shqipëria.
Lëvizja e shqiptarëve jashtë vendit u bë e mundur më Korrik të 1990 në një çelje të Ambasadave duke shembur çdo barrierë për lëvizje jashtë vendit . Vështirësitë financiare dhe ndërrimi i sistemeve qeverisëse u bë motiv kryesor për largimin e shqiptarëve.
Një nga metodat e përdorura per largim nga Shqipëria ishte ajo e ujit duke u nisur me anije me numër mbi kapacitetin e lejuar në ekuipazh,lëvizje kjo mjeteve lundruese e cila kulmoi në Tragjedinë e Otrantos më 28 Mars1997 ku humbën jetën 84 shtetas shqiptarë.
Më 9 Janar 2004 nëpërmjet një telefonate plot paqartësi në bisedë shkak i kushteve atmosferike një prej të pranishmëve në kalimin nga ujërat shqiptare drejt atyre italiane me mjete lundruese,në një edicion qëndror të lajmeve të një televizioni shqiptar do të njofotnte : Tragjedinë e Karaburunit, ku humbën jetën 21 shtetas shqiptarë dhe 7 të tjerë u shpallën zyrtarisht të zhdukur.
Pas këtyre përpjekjeve deri në tragjedi për një jetë më të mirë dhe për shqiptarët pas disa vitesh patën mundësinë për të treguar vlerat e vërteta duke spikatur në cilësinë e tyre të veçantë mikpritjen.
Në 2021 Shqipëria priti afganistanezët e evakuuar nga regjimi taleban. Duke i siguruar këtij komuniteti arsim,kushte kontrollesh shëndetësore,siguri e mbrojtje teksa pala afganistaneze e pret një levizje të përherëshme.
Nga 2013 nëpërmjet Irakut u soll drejt Shqipërisë një grupim me anëtarë të ‘’Mojahedin-e-Khalq’’ (ose MEK) një grup opozitar Iranian.
Fenomeni i lëvizjes për një jetë më të mirë është jo vetëm mbarë botëror por edhe i pa kohë . Shkaqet e shënjestrime,racore,fetare,politike,financiare apo thjeshtë ato të cilët përballen me luftime civile dhe nevojën për të mbijetuar duhen konsideruar si kërkesa serioze dhe me plane konkrete për mbështetjen e këtyre grupimeve.
Në vend të nxitet një migrantofobizëm duhet nxitur një marrëveshje mbarë botërore për respektimin real të drejtave të njeriut, rishikimin e legjislacionit për mundësitë e natyralizimit të shtetasve: e arsimimit e punësimit,votimin e çdo të drejtë tjetër të gjithë atyre që kërkojnë mundësi shtetësie. Sa janë kostot në vlera financiare për ‘’Marrëveshjet e ndalimit emigrantëve’’ në vende të caktuara që i aplikojnë marrëveshjet mund të shkojnë sa gjysma atyre kostove, këto rishikime të legjislacioneve dhe nxitja e një marrëveshjeje standarde për një trajtim të unifikuar të këtyre rasteve në mbarë botën.
Si rrjedhojë nuk do kishim migrantofobizëm,tragjedi të transporteve ilegale , retorikë fyese apo shkelje të hapur të drejtave të njeriut duke shënjestruar komunitetet .



Comments are closed.