×
Friday, April 19, 2024

Nëntori, muaji i trashëgimisë shqiptare në Kanada

September 21, 2022


 Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti ambasadoren e Kanadasë, rezidente në Itali, Elissa Golberg.

Gjatë takimit u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë.

Nikolla përcaktoi si aspekte prioritare bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike dhe bashkërendimin e punës midis komisioneve përkatëse për sigurinë dhe mbrojtjen.

Bashkëpunimi do të intensifikohet edhe midis shërbimeve parlamentare dhe praktikave të suksesshme të ligjbërjes së mbështetur në analiza kërkimore.

Golberg falënderoi Nikollën për pritjen dhe nënvizoi se Kanadaja është një vend mik i Shqipërisë dhe Dhoma e Përfaqësuesve të Kanadasë është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit më Kuvendin e Shqipërisë.

Tregues i këtij vullneti është edhe vizita që do të bëjë së shpejti në Shqipëri kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kanadasë, Anthony Rota.

Golberg e njoftoi Nikollën se nëntori do të jetë muaji i trashëgimisë shqiptare në Kanada dhe se gjatë këtij muaji do të zhvillohen veprimtari të shumta për njohjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.



Comments are closed.