×
Monday, December 9, 2024

Nënshkruhet marrëveshja energjetike e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara, Rama: Krijim të kompanisë së përbashkët publike

November 12, 2024


Është nënshkruar në Emiratet e Bashkuara marrëveshja e energjisë së vendit tonë me vendet arabe.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ai i cili ka ndarë disa momente nga nënshkrimi i marrëveshjes, teksa krah tij qëndron ministrja Belinda Balluku.
Ndër të tjera Rama shkruan se për krijimin e kompanisë së përbashkët publike do të investohet në Shqipëri.

“Baku, Azerbajxhan – Në mjediset COP29, u nënshkrua marrëveshja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike që do të investojë në Shqipëri e në rajon”, shkruan Rama në Facebook.




Comments are closed.