×
Saturday, October 1, 2022

Nënshkruhet marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

December 22, 2020

Në Tiranë u nënshkrua sot marrëveshja e ekstradimit, që shënon një hap të ri në historinë e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, në fushën e bashkëpunimit gjyqësor.

Kjo marrëveshje u nënshkrua mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se marrëveshja e re e ekstradimit është rezultat i një pune të gjatë të grupeve negociatore dypalëshe. Me marrëveshjen e re zgjerohet kategoria e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradim nga palët duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsion etj.

Marrëveshja zëvendëson Traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA, Faik Konica dhe Sekretari i Shtetit Cordell Hull.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments